Flash News

KRYESORE

Humbi garën përballë Gazment Bardhit, Dorjan Teliti ka një mesazh

Humbi garën përballë Gazment Bardhit, Dorjan Teliti ka një

Gazment Bardhi u zgjodh me 277 vota nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, Sekretar i Përgjithshëm i kësaj force politike.

Kandidat në garë ishte dhe Dorjan Teliti, i cili  mori vetëm 44 vota. Mirëpo, ky votim nuk e ka mërzitur Telitin, përkundrazi, ai ka përkrahur Bardhin, të cilin e konsideron shok, koleg dhe patriot.

"Kënaqësi të garosh me një shok, koleg dhe patriot 😃. 

Nga çdo garë brenda familjes sonë politike, ajo që fiton është Partia Demokratike ✌️. 

Suksese Gaz në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm 😃✌️✌️!",  shkruan në Facebook Teliti.

Ndërsa drejtimin e sekretariateve të tjera në PD e morën:

  1. Sekretar për Çëshjet ligjore- Çlirim Gjata;
  2. Sekretar për Çështjet Zgjedhore-Ivi Kaso;
  3. Sekretar Organizativ-Sait Dollapi;
  4. Sekretar për Burimet Njerëzore – Ervin Minarolli.

Të fundit