Flash News

KRYESORE

“Humbi gishtat se s’ishte e trajnuar”, Rama replikon Bashën: Sot mund të kishim dëshmoren e parë femër

“Humbi gishtat se s’ishte e trajnuar”, Rama replikon

Kryeministri Edi Rama i ka replikuar kreut të PD, Lulzim Basha, i cili dy ditë më parë deklaroi se efektivja Ina Nuka humbi gishtat për shkak se nuk ishte në lartësinë e duhur të trajnimit.

Gjatë një aktiviteti të Policisë së Shtetit, Rama iu përgjigj duke thënë se Ina mund të kishte humbur jetën dhe nga shpejtësia e saj bëri që të humbte vetëm gishtat.

“Ina Nuka mund të kishte humbur jetën dhe ishte shpejtësia e reagimit të saj që bëri të humbte vetëm gishtat e njërës dorë.

Ajo vajzë i përket gjeneratës së re të policisë që duam, gjeneratës së akademisë së sigurisë.

Një ndër shumë vajzat që janë dallëndyshet e para të pranverës së saponisur për rigjenerimin e Policisë së Shtetit, të trajnuar që stërviten çdo ditë. Humbi gishtat se mund të kishte humbur jetën dhe sot mund të kishim dëshmoren e parë femër në Policinë e Shtetit. Lvdi Zotit nuk ndodhi.

U tha nga ata që kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë që të nxisin dhunës dhe goditjen me lëndë plasëse që kodi penal e dënon si krim të rëndë.

E kundërta është se vërtetë, ajo vajzë jo vetëm që është e arsimuar e trajnuar, por stërviten fizikisht çdo ditë”, u shpreh Rama.

Të fundit