Flash News

KRYESORE

Humbi jetën duke ndjekur pasionin për zhytjen, përcillet sot për në banesën e fundit kameramani e ‘News 24’

Mes lotëve dhe hidhërimit të thellë, përcillet sot për në banesën e fundit Armand Hallvaxhiu. Kameramani i televizionit “News 24”, i njohur për pasionin e tij për zhytjen në thellësitë e detit humbi jetën pasditen e djeshme në ujërat e Karaburunit.

Televizioni ku Armandi punonte ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij dhe njofton se sot përcillet për në banesën e fundit në orën 15.00 në Tufinë.

“Sot përcillet për në banesën e fundit kolegu ynë, ceremonia e përcjelljes së Armandit sot në orën 15.00 në Tufinë. Stafi i “News 24” thëllësit i tronditur për humbjen kolegut, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes”, thuhet në titrat e televizionit, ndërsa kishte përgatitur edhe një kronikë të gjatë me momentet më të bukura të pasionit të tij të zhytjes, si dhe pjesë nga puna e tij si kameraman pranë këtij televizioni.

NJOFTIMI I POLICISË DJE  

Më datë 22.04.2018, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në Karaburun në vendin e quajtur Shpella e ”Haxhi Ali-ut”, është mbytur shtetasi A.H., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili merrej me zhytje. Trupi i pajetë po transportohet në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit