Flash News

KRYESORE

Humbi jetën duke shkuar në punë, Meta vlerëson me titullin ‘Naim Frashëri’ mësuesen Luiza Dule

Humbi jetën duke shkuar në punë, Meta vlerëson me titullin

Në kuadër të ditëve 7-8 mars Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me dekoratën “Naim Frashëri”, mësuesen e ndjerë, Luiza Dule.

Dule humbi jetën në një aksident tragjik në 19 dhjetor 2018, ndërsa ishte duke shkuar për në shkollë.

Meta, përmes një statusi në Facebook thotë se kjo është një shprehje nderimi dhe respekti për mësuesen e ndjerë.

“Në kuadër të Ditëve të 7 dhe 8 Marsit, vendosa të vlerësoj me Dekoratën e lartë “Naim Frashëri”, Luiza Dule (pas vdekjes), mësuesen e ndjerë të shkollës “Selami Kodra” në Arrëz, Devoll, e cila humbi jetën në një aksident tragjik, në 19 dhjetor 2018, duke shkuar pranë nxënësve të saj të dashur.

Ky vlerësim është shprehje nderimi dhe respekti, për mësuesen e paharruar Luiza Dule, nënën dhe familjaren model, si edhe për të gjithë arsimtarët, veçanërisht për mësueset në mbarë vendin, simbole të përkushtimit dhe të sakrificave të pashembullta, për përhapjen e dijes dhe edukimit te brezat e rinj, duke sakrifikuar deri edhe jetën e tyre!” shkruan Meta në facebook.

Të fundit