Flash News

KRYESORE

Humbi jetën dy ditë më parë, pse u ndalua Elena nga policia pas 14 daljeve në port

Humbi jetën dy ditë më parë, pse u ndalua Elena nga policia

Elena Avdillari ndërroi jetë bashkë me taksistin dy netë më parë, pasi u përplasën nga një tjetër mjet.  “Panorama” mëson se Elena Avdillari ka hyrë rreth orës 21:00 të mërkurën dhe ka bërë check-in në Portin e Durrësit. Pas check-init, Avdillari është kthyer nga policia kufitare pasi kishte shumë hyrje-dalje nga Shqipëria drejt Italisë. Vetëm, për vitin 2017 mësohet se 23 vjeçarja ka bërë 14 hyrje në këtë port.

Po ashtu mësohet se policia italiane kishte informacione se Elena Avdillari punonte në punë të paligjshme në shtetin fqinj dhe për këtë autoritetet italiane i kishte kërkuar autoriteteve shqiptare për mos lejimin e saj drejt Italisë. E reja nisej drejt Italisë me traget nga Durrësi dhe kthehej me avion nga Rinasi.

Kujtojmë që aksidenti i rëndë ndodhi pak para mesnatës së të mërkurës, rreth orës 23:30. Elena Abdillari ishte nisur për në Itali, për rrethana ende të paqarta ajo nuk është ngjitur në traget, por është rikthyer (në çantë iu gjet bileta vetëm vajtje).

Ajo ka marrë në Durrës taksinë e drejtuar nga Bujar Agalliu për t’u kthyer në Tiranë. Por gjatë rrugës, në afërsi të Maminasit, sipas Policisë, makina tip “Benz” me targa AA 060 SP, e ka goditur nga mbrapa mjetin taksi me targa DR 475 TX. Drejtuesi 60-vjeçar ka humbur kontrollin dhe makina ka ecur disa metra duke u përplasur me bordurën e një karburanti duke ndërruar jetë. 

 

 

Të fundit