Flash News

KRYESORE

Humbi jetën mësuesja Luiza Dule, në makinë ndodheshin shtatë persona

Humbi jetën mësuesja Luiza Dule, në makinë ndodheshin

Ditën e djeshme, për shkak të përmbysjes së makinës pranë Devollit të Korçës, mbeti e vdekur mësuesja Luiza Dule.

Drejtuesi i makinës që transportonte mësuesit në shkollën Arrës të Devollit ka rënë në pranga.

Policia e Korçës e ka shpallur fajtor për shkelje të rregullave të qarkullimit Ndriçim Hoxhën, i cili në Land Rover kishte futur shtatë persona, gjashtë mësues dhe një infermiere., raporton Tv Klan.

Kujtojme që aksidenti ndodhi dje në rrugën Miras-Arrës në zonën e Devollit pranë vendit të quajtur Shkallëz.  Si pasojë humbi jetën mësuesja Luiza Dule, 46 vjeçe. Të tjerët u plagosën, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit