Flash News

KRYESORE

Humbi jetën në aksident me motor, ish-kryebashkiaku dedikim prekës për 33-vjeçarin nga Saranda: Çfarë dite e zezë!

Ditën e djeshme u aksidentuar për vdekje një i ri nga Saranda, Ervis Taka 33 vjeç nga Saranda. Ai u përplas me një makinë me targa italiane në rrethana ende të paqarta, teksa udhëtonte me motorin e tij, në aksin Tepelenë – Fier.

Ndonëse u dërgua në spital, ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ish-kryebashkiaku i Sarandës, Stefan Çipa i ka dedikuar një postim prekës në rrjetet sociale të riut që humbi jetën.

“Çfarë dite e zezë kjo e sotme Visi për ty, familjen tënde, dhe ne miqtë e tu!

Si ike kaq herët nga jeta, nuk mund ta besojmë! Kishe kaq ëndrra dhe dëshira për jetën! Lamtumirë miku ynë i dashur! Do jetosh gjithmonë në zemrat tona!”, shkruan Çipa.

 

Të fundit