Flash News

KRYESORE

Humbi jetën në Itali, qindra persona i japin lamtumirën e fundit 18-vjeçarit shqiptar

Humbi jetën në Itali, qindra persona i japin lamtumirën e fundit

18-vjeçari Kledis Gixhari humbi jetën pasi u aksidentua ndërsa drejtonte një motoçikletë në komunën Lamporeçhio (Pistoia).

Qinda persona janë bërë bashkë duke i dhënë lamtumirën e fundit të ndjerit ditën e djeshme. Prindër, miq dhe shokë të shkollës vendosën që t’i qëndronin sa më pranë prindërve të 18-vjeçarit, Shkëlqim dhe Donika Gixhari, si dhe vëllait të tij të vogël 10-vjeçar.

“Dua t’ju falenderoj të gjithëve që na dhatë forcë për të përballuar këtë humbje kaq të dhimbshme. Të gjithë miqve të tij dua t’i them se Kledis nuk mund të ecë më në të njëjtën rrugë me ne. Zoti në fakt e zgjodhi që ta bënte engjëll”, tha babai i 18-vjeçarit, i cituar nga mediat italiane.

Sipas mediave italiane i riu ka humbur kontrollin dhe ka goditur fillimisht kangjellat e një banese dhe më pas u përplas në asfalt. Goditja ka qenë fatale për shqiptarin 18-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë nga plagët e rënda.

Po ashtu, në motoçikletë bashkë me të udhëtonte edhe një tjetër i ri, por ai nuk ka pësuar lëndime serioze.

 

 

 

Të fundit