Flash News

KRYESORE

Humbi jetën në Letoni, politika ngushëllon familjen e ish-majorit Klodian Tanushi

Humbi jetën në Letoni, politika ngushëllon familjen e ish-majorit

Presidenti Ilir Meta dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehen të tronditur me lajmin e humbjes së jetës së majorit Klodian Tanushi në Letoni. Ata përcjellin ngushëllimet e tyre për familjen e Tanushit, që la pas tre fëmije.

Ilir Meta: I tronditur nga lajmi i hidhur i ndarjes nga jeta të Komandantit të Kontingjentit ushtarak shqiptar në misionin e NATO në Letoni, major Klodian Tanushi. Në këto momente shumë të vështira për familjen Tanushi, me zemër jam pranë bashkëshortes dhe tri fëmijëve të tij, duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta! U prehsh në paqen e përjetshme heroi ynë!.

Lulzim Basha: Me hidhërim të thellë përcolla lajmin se sonte në mbrëmje u nda nga jeta prej plagëve të marra major Klodian Tanushi, komandanti i kontingjentit ushtarak shqiptar në misionin e NATO-s në Letoni. Ju përcjell ngushëllimet më të ndjera familjes së major Tanushit dhe miqve, kolegëve e të afërmve të tij. Në veçanti mendimet e mija shkojnë pranë bashkëshortes dhe tre fëmijëve të major Klodian Tanushit. Lutem që shpirti i tij të prehet në paqe!

Tanushi u plagos katër ditë më parë nga shpërthimi i një granatë në Letoni në një mision të NATO-s, ku humbi jetën edhe efektivja Zarife Hasanaj.

Të fundit