Flash News

KRYESORE

Humbi jetën në tragjedinë e Genovas, i jepet lamtumira Admir Bokrinës. Mësuesi: Krenar për ty!

Ditën e sotme, në festën e Kurban Bajramit, është përcjellë për në banesën e fundit Admir Bokrinës, 32 vjeçari që ndërroi jetë nga shembja e urës në Genova.

Mësuesi i babait të Admirit, Ruzhdi Poda mes lotësh shprehet se familjarët duhet të jenë krenarë sepse djali i tyre humbi jetën duke shkuar në pune dhe jo duke u marrë më drogë, shkruan Balkanweb.

Muhamet Çeka, i cili ka punuar me viktimën dhe të atin e tij në Itali thotë se 32-vjeçari ishte një djalë shumë i mirë dhe shumë punëtor ndaj ndjen keqardhje te madhe.

Miq, të afërm, familjarë dhe të njohur e qytetarë të shumtë marrin pjesë në ceremoninë mortore të të ndjerit.

Të fundit