Flash News

KRYESORE

Humbi jetën nga COVID, Shahini reagon për mësuesin në Pogradec: Të shtohet kujdesi duke zbatuar çdo protokoll shëndetësor

Humbi jetën nga COVID, Shahini reagon për mësuesin në

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka reaguar së fundmi për mësuesin nga Pogradeci, i cili humbi jetën pasi u infektua me COVID.

Teksa i ka shprehur ngushëllime familjes së 47-vjeçarit, Shahini ka ka bërë një apel ndërkohë që ndodhemi vetëm 2 ditë larg nisjes së vitit shkollor.

Nëpërmjet një postimi ne Facebook, ajo ka bërë thirrje për të gjithë që të shtojnë kujdesin dhe të ndërmarrin çdo masë parandaluesuese për frenimin e COVID-19.

Statusi i plotë:

Ndihem shumë e keqardhur për mësuesin tonë nga Pogradeci që ka humbur jetën nga COVID-19 dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, nxënësve dhe kolegëve të tij.

Me këtë rast, apeloj fort sërish që të shtojmë kujdesin duke ndërmarrë çdo masë parandaluese për frenimin e koronavirusit, si dhe duke zbatuar me seriozitet çdo rregull e protokoll shëndetësor që ka në thelb mbrojtjen e shëndetit tonë.

Të fundit