Flash News

KRYESORE

Humbi jetën teksa punonte në Itali, identifikohet shqiptari

Humbi jetën teksa punonte në Itali, identifikohet shqiptari

Është identifikuar 40 vjeçari shqiptar i cili humbi jetën aksidentalisht në Itali teksa punonte në Torino.

Sipas mediave italiane viktimë mbeti Rami Nazeraj 40 vjeç, ndërsa i plagosur mbeti edhe vëllai i tij, i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

 Incidenti ndodhi dje rreth orës 17:35, kur mjeti ku kishin hipur dy punonjësit shqiptarë për të prerë pemët, pësoi defekt dhe u rrëzua.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e këtij incidenti tragjik në punë që shkaktoi vdekjen e shqiptarit dhe plagosjen e vëllait tjetër.

Të fundit