Flash News

KRYESORE

Humbi jetën tragjikisht në pusetë, daja i 35-vjeçarit tregon mjerimin e familjes Çeliku

Humbi jetën tragjikisht  në pusetë, daja i 35-vjeçarit

“Familja i dinte kushtet në të cilat punonte Kleotosi. Disa herë i kishim kërkuar të kërkonte tjetër punë”, është shprehur daja i tij Fadil Hasa, disa ditë pasi humbi jetën tragjikisht punonjësi i Ndërmjarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve, brenda pusetës në Shkodër, 35 vjeçari Kleotos Çeliku. “Kërkoj që drejtësia të vihet në vend. Kleotosi punonte pa asnjë lloj kushti në punë. Me humbjen e Kleotosit familja pa të ardhura”.

Kleotos Çeliku vdiq pasi u asfiksua brenda një pusete, ku ai po punonte. Sipas të dhënave, Kleotos Çeliku, 35 vjeç, mbeti i vdekur pasi hyri në një pusetë me thellësi rreth katër metra. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Guerrile”, gjatë kohës që 35- vjeçari po kryente pastrimin e pusetës së bllokuar.

Pas vdekjes së punonjësit është arrestuar përgjegjësi i Ujërave të zeza të UK Preke Toma. Po ashtu janë proceduar dhe dy përgjegjësi L.P dhe Y.R me detyrë inxhinier.

Shoqëria civile dhe gazetarët kanë protestuar kundër kryebashkiakes, e cila, të paktën ta ndihmojë ekonomikisht familjen Çeliku, pas deklaratave të saj për “vetmohim të punonjësit” dhe jo falje për kushtet e këqija e punës dhe mungesën e organizimit të punës nga kjo bashki, e cila disa herë është kritikuar për neglizhencë dhe rrumpallë në punët e saj.

Të fundit