Flash News

KRYESORE

Humbi kontrollin e motorit që po drejtonte, vdes 31 vjeçari

Humbi kontrollin e motorit që po drejtonte, vdes 31 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shkallnur të Durrësit, ku një i ri ka ndërruar jetë pasi ka humbur kontrollin e motorit që po drejtonte.

Shtetasi që humbi jetën është me inicialet A.K 31, vjeç.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19.00.

“Më datë 15.06.2020, 19:00, në Shkallnur, duke drejtuar motorin tip “Skuter”, shtetasi A.K., 31 vjeç, ka humbur kontrollin e për pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Të fundit