Flash News

KRYESORE

“Humbi ‘Lasgushi’, ik bashkë me të”, Rama sqaron situatën e (mos)fluturimeve të Air Albania

“Humbi ‘Lasgushi’, ik bashkë me të”, Rama

Në një takim me studentët në Vlorë kryeministri Edi Rama ka mohuar falimentimin e linjës së parë ajrore shqiptare, “Air Albania”.

“Është e nevojshme të kuptohet që projektet duan kohë, se kështu thoshin jo humbi lasgushi, jo ik bashkë me të. “Air Albania”, para se të nisë punën, duhet të mbyllë prodecurat legale te autorizimeve. Është përfunduar procesi i nënshkrimit të marrëveshjes financiare dhe do të merret çertifikimi i kompanisë, pastaj do të merret i gjithë dokumentacioni që lidhet me fluturimet ndërkombëtare. Kemi marrë një përrgjigje pozitive”, sqaroi Rama.

“Air Albania” u krijua nga partneriteti i Albcontrol, një degë e Ministrisë Shqiptare të Ekonomisë dhe Turizmit dhe Turkish Airlines.

Të fundit