Humbi në arbitrazh me Beketin, qeveria shqiptare shpenzoi miliona euro për avokatët

Jo-zyrtarisht është raportuar se qeveria shqiptare ka humbur gjyqin me biznesmenin italian, Fraçeko Beketi në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve.

Detaje nga vendimi i marrë më 24 prill do të bëhen të ditura në ditët në vijim, ndërsa shteti shqiptar është i detyruar t’i paguajë Beketit rreth 110 milionë euro. Përveç shumë së majme, qeveria ka shpenzuar edhe mbi 3.3 milionë euro për studiot ndërkombëtarë të avokatisë për tu mbrojtur.

Më datën 9.12.2015, përmes VKM-së numër 1110, qeveria akordoi 2 milionë euro  për studion “Wragge Lawrence Graham & Co LLP”, kundër Hydro S.R.L., Construzioni S.R.L., Francesco Becchetti, Mauro de Renzis, Stefania Grigolon dhe Liliana Condomitti.

“Ngarkohen Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë dhe Avokatura e Shtetit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare”, shkruhej në vendim.

Më datë 3/11/2016, qeveria akordoi tjetër fond për kompaninë avokatore me vlerë 1.3 milionë euro, sërish per tu mbrojtur ndaj Beketit.

Bekeri hapi padi kundër shteti shqiptar më 29 qershor 2015 ndërsa çështja u drejtua nga gyqtari australian Michael C. Pryles me arbitër Charles Poncet nga Zvicra dhe Ian Glick nga Britania e Madhe.