Flash News

KRYESORE

Humbi në derbi pas 5 vitesh, Partizani shkarkon trajnerin Lerda

Humbi në derbi pas 5 vitesh, Partizani shkarkon trajnerin Lerda

Humbja në derbi kundër Tiranës u ka "djegur" shumë drejtuesve të Partizanit. Bardheblutë dje fituan 2-1 në stadiumin "Air Albania" dhe kjo ishte hera e parë në pesë vite që Tirana ia del ndaj "Demave të kuq".

Kjo humbje i ka shkaktuar shkarkimin trajnerit Franko Lerda. Duket se vendimi është marrë nga presidenti Gazment Demi pak orë pas ndeshjes dhe sapo është zyrtarizuar nga klubi në rrjetet sociale.

"Klubi i Futbollit Partizani njofton se Presidenti Gazment Demi ka mbyllur ditën e sotme bashkëpunimin me trajnerin Franko Lerda. Presidenti Demi i uron trajnerit Lerda suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive", shkruhet në postimin e klubit kryeqytetas.

Të fundit