Flash News

KRYESORE

Humbi penalltinë me Kroacinë, kërcënohet me vdekje lojtari danez

Futbollisti i kombëtares së Danimarkës sulmuesi Nicolai Jorgensen është kërcënuar me vdekje vetëm pak pas ndeshjes me Kroacinë.

Lajmi është publikuar nga federata daneze e futbollit, e cila e ka çuar çështjen te autoritetet e policisë për mbrojtjen e sulmuesit.

Fyerjet dhe kërcënimet e shumta kanë mbërritur pasi humbi penalltinë e fundit në ndeshjen me Kroacinë në ‘Nizhny Novgorod Stadium’ ku Danimarka u eliminua.

“Stop! Shoqëria jonë nuk i pranon kërcënimet me vdekje ndaj futbollistëve, politikanëve dhe kujtdo tjetër. Është e papranueshme. I kërkojmë policisë të ndërhyjë dhe t’i japë fund këtij fenomeni shqetësues”, thuhet në komunikatën e Federatës daneze.

Tre lojtarë danez humbën penalltinë në atë ndeshje, e cila përfundoi në rezultatin 3-2.

Të fundit