Flash News

KRYESORE

Humbi personin e shtrenjtë, me djalin në krahë Adelina Ismaili rrëfen periudhën e vështirë të shtatzënisë

Humbi personin e shtrenjtë, me djalin në krahë Adelina Ismaili

Këngëtarja Adelina Ismail ka kaluar një periudhë të vështirë gjatë shtazënisë së saj. Jo sepse nuk donte foshnjen, por sepse në atë periudhë këngëtarja pati humbur të ëmën.

Një lum ndjenjash e pushtuan Adelinën, kur mori vesh se do të sillte në jetë një fëmijë.

“Kam kaluar një fazë ekstremisht të vështirë. Mami ka ndërruar jetë në prill, unë kam mbetur shtatzënë në korrik. Ka qenë një intensitet ekstrem i ndjenjave. Përballja me humbjen e njeriut më të madh në jetë, pastaj me jetën që po zhvillohet brenda teje… Në një anë ka qenë gëzim i tepruar, në tjetrën dhimbje e tepruar. Për herë të parë jam rrëzuar prej peshës së ndjenjave. Më dukej se një anë e imja po ngrihej lart, tjetra po fundosej”,-është shprehur Adelina.

Uliks 9 muajsh tashmë është shfaqur në studion e emisionit “NIN”, për të surpizuar të ëmën. Ai është një djalë shumë simpatik, dhe duket që i ngjan babait të tij, Valit.

Të fundit