Flash News

KRYESORE

Humbi rastin më të mirë për gol, Hysaj: Kritikuesit le të flasin, atë punë kanë

Humbi rastin më të mirë për gol, Hysaj: Kritikuesit le

Mbrëmjen e djeshme, Kombëtraja shqiptare e futbollit arriti të fitonte ndeshjen ndaj Izraelit me rezultatin 1-0, me një gol të shënuar nga Taulant Xhaka.

Titullar në këtë përballje ishte dhe Elseid Hysaj, i cili pati një rastin shumë të mirë për të dyfishuar rezultatin, por për fat të keq nuk arriti ta çonte topin në rrjetë.

Në një intervistë për “Supersport” pas ndeshjes, mbrojtësi shkodran u shpreh se rasti i humbur për gol do t’i mbetet gjatë në mendje dhe se nuk ndikohet nga kritikat.

“Rasti që humba do të më mbetet në kokë për shumë kohë por duhet të shohim nga ndeshja tjetër. Gjithsesi, rëndësi ka që fituam. Në Skoci shkojmë për të fituar, por një pikë na kënaq. Synojmë kreun e grupit dhe duhet të bëjmë gjithçka që t’ia dalim. Kritikat nuk ndikojnë te unë pasi unë jap më të mirën për kombëtaren, por njerëzit që flasin atë punë kanë”, ka thënë Hysaj.

Të fundit