Flash News

KRYESORE

Humbi shikimin pas tërmetit të 26 nëntorit, COVID-19 i merr jetën pedagogut të Politeknikut

Një ditë pas ndarjes nga jeta të skulptorit Arben Bajo, një tjetër figurë e njohur nuk ka mundur dot ta fitojë betejën me koronavirus. Bëhet fjalë për pedagogun e Universitetit Politeknik, Klement Qerimi.

Akademiku i cili ndodhej prej ditësh i intubuar në spital Infektivka humbur jetën nga COVID-19. Lajmi për ndarjen nga jeta është shpërndarë në rrjetet sociale nga familjarët dhe miqtë e tij. Një prej tyre shkruan, se pedagogu pak ditë më parë ishte në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa gjendja e tij u përkeqësua dhe sot ndërroi jetë.

Klement Qerimi, 47-vjeç, ishte pedagog i Inxhinierisë në Universitetin Politeknik. Pedagogu pësoi dëme të mëdha shëndetësore pas tërmetit të 26 nëntorit. Përveç shkatërrimit të banesës, Qerimi humbi edhe shikimin. Ai pësoi dëme të mëdha në retinën e syrit të djathtë.

Qerimi publikoi gjithashtu grafitë e kryera pas dëmtimit në sy dhe në hundë, ndërsa theksonte se duhej të operohej sa më parë, përndryshe rrezikonte të humbiste shikimin. Njëkohësisht ai kërkoi ndihmën e shqiptarëve për të kryer dy operacione të cilat kushtonin 4000 euro, pasi nuk mund t’i përballonte dot financiarisht.

Të fundit