Flash News

KRYESORE

Humbi të atin para 14 vitesh, Era Istrefi: Suksesin tim ta dedikoj ty

Këngëtarja Era Istrefi, e cila po arrin majat e suksesit ndërkombëtar, ditën e sotme ka bërë një dedikim për babanë e saj, i cili nuk jeton më.

Ajo është shprehur me anë të një postimi në rrjetet sociale se besimi dhe dashuria e të atit e kanë shoqëruar gjithë jetën, ndërkohë që ka theksuar se këtë sukses ia dedikon vetëm atij.

“Besimi yt në mua dhe dashuria jote më kanë mbajtur gjithë jetën. Kujtimi më i bukur i jetës time ‘Babi’. Këtë sukses ta dedikoj ty”, shkruan Era në ‘Instagram’.

Kujtojmë se ditën e djeshme edhe motra e madhe e Erës, këngëtarja Nora Istrefi i dedikoi disa fjalë prekëse të atit, i cili ka humbur jetën prej 14 vitesh.

Të fundit