Flash News

KRYESORE

Humbi të bijën, mesazhi prekës i Sidrit Bejlerit: Kushdo dhe kurdo mund të sprovohet

Këngëtari Sidrit Bejleri ka kujtuar përmes një mesazhi vajzën e tij të ndjerë Sofi. Bejleri shkruan se sot vajza e tij do të mbushte 10 vjeç.

“Dikush mund të thotë, po ky pse na tregon dhimbjen e tij? Nuk e postova për këtë, por desha të krenohem me dhuratën që na e dha Zoti për 19 muaj dhe njëkohësisht t'ju tërheq vëmendjen se kushdo dhe kurdo mund të sprovohet, me të afërmit e tij...

Se nuk ikën domosdoshmërisht, plaku para të riut, i sëmuri para të shëndetshmit dhe prindi para fëmijës...

Askush nuk është i përjetshëm në këtë jetë” shkruan Bejleri.

Statusi i Plotë:

Kjo është Sofi Sidrit Bejleri. 

Them është sepse do vazhdojë të jetë për mua, deri ditën që do mbyll sytë dhe do e takoj andej, dashtë Zoti!

Sot do mbushte 10 vjeçe, por Zoti me plotfuqishmërinë e Tij e mori, ashtu dhe siç na e dha...

Dikush mund të thotë, po ky pse na tregon dhimbjen e tij? Nuk e postova për këtë, por desha të krenohem me dhuratën që na e dha Zoti për 19 muaj dhe njëkohësisht t'ju tërheq vëmendjen se kushdo dhe kurdo mund të sprovohet, me të afërmit e tij...

Se nuk ikën domosdoshmërisht, plaku para të riut, i sëmuri para të shëndetshmit dhe prindi para fëmijës...

Askush nuk është i përjetshëm në këtë jetë.

Të Zotit jemi dhe tek Ai kthehemi.

Qofsh lule e Xhenetit Sofia jeme!

Të fundit