Flash News

E-TJERA

Humbi të birin në lule të rinisë, Flutura Açka i dedikon një poezi prekëse

Humbi të birin në lule të rinisë, Flutura Açka i

Ka kaluar një muaj që shkrimtarja e njohur,  Flutura Açka humbi djalin e saj në lule të rinisë.

Shkak për ndarjen e parakohshme nga jeta të djalit të saj në moshën 18-vjeçare u bë një sëmundje e rëndë.

Ndërkohë, shkrimtarja ka publikuar pak më parë më rrjetet sociale një poezi dedikuar djalit të saj të ndjerë, vargje prekëse të titulluar “roja i dritës”.

Roja i dritës

Ti kishe kaq qiell brenda teje,

sa dhe dielli bante ndejë n'tandin sy,

e drita xhelozohej kur fikej mramjeve,

horizontit ankohej,

se s'mundej me të ngja ty.

Kurdisur n'buzëqeshje

kraharori yt ende jep gurgullimë,

andrrës dhe zhgjandrrës të çajë thurjen e pezmët

të trishtimit tonë, mësyn.

Është larg, n'rini të përjetshme,

mbretërinë e Askundit lyen me bojë njeriu,

i pakorruptueshmi shpirt,

i papërlyemi kurm,

e pavramja ndjenjë,

xeherore qe s'e prek kush thellimave,

ekzistencë diku, gega im,

"the terrible beauty"* në më t'gjatin mërgim.

Ti dashuria që ecje,

ti buzëqeshja baretëse,

ti i thikti rrezatim mirësie,

kushedi në ç'mors lexon tani,

vajin tonë që lutet për kthim.

Ti roja i dritës,

përgjon errëtitë që aviten të na nxijnë,

të na derdhin mjerim.

Tani shkel në dhera të pastra,

e ëndrrash të qashtra shtigjesh nget,

ti nezra e përjetshme,

nuk fikesh si kandil,

as flakë qiriri topitur erës,

shembëllim i largët i një ylli kushediku,

tatuazh i shpirtit mbet...

"The terrible beauty" (bukuri mizore), varg i John Keats

Të fundit