Flash News

KRYESORE

Auf wiedersehen, Knutt! Miku i 'Rilindjes' humb zgjedhjet për Parlamentin Europian

Auf wiedersehen, Knutt! Miku i 'Rilindjes' humb zgjedhjet për

Raportuesi për Shqipërinë në KE, Knut Fleckenstein dhe përfaqësues i social-demokratëve gjermanë në këtë institucion ka humbur garën për një mandat të dytë për zgjedhjet e sotme për Parlamentin Europian.

Në një postim në ‘Twitter’, ai pranon humbjen por thekson se do të vijojë të ndjek zhvillimet në vendet e Ballkanit Perëndimor. “Sipas vlerësimeve të para, nuk do të kthehem në Parlamentin Europian, megjithatë unë do të vazhdoj të jem i lidhur ngushtë me Bashkimin Europian dhe Ballkanin Perëndimor".

Gjermani është një emër i njohur në Shqipëri i përfshirë gjerësisht në procesin e integrimit dhe në zhvillime të tjera në vendin tonë. Po ashtu edhe një personazh disi kontrovers për shkak të qëndrimeve të tij, që janë cilësuar si në favor të mazhorancës.

Të fundit