Flash News

KRYESORE

Humbin jetën 13 pacientë në 24 orët e fundit, arrin në 480 numri i viktimave me COVID në Kosovë

Humbin jetën 13 pacientë në 24 orët e fundit, arrin në

Janë rritur sërish shifrat sa i përket situatës pandemike në Kosovë, teksa vetëm në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 13 pacientë me COVID.

Pas kësaj shifre, autoritetet shëndetësore në Kosovë konfirmojnë se numri total i viktimave që nga fillimi i pandemisë është 480 raste.

Ndërkohë, pas testimit të 406 mostrave, janë regjistruar edhe 99 raste të reja në 24 orët e fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPIK) ka raportuar për 12,547 të infektuar me COVID, që prej 13 marsit.

Deri më tani ndodhen të shtruar 8,657 pacientë dhe aktualisht janë 3,410 raste aktive.

Përveç IKSHPIK, në  Kosovës janë licencuar mbi 80 laboratorë për kryerje të testeve serologjike dhe virologjike për sëmundjen COVID-19.

Përmes testit serologjik një person e kupton nëse është prekur në të kaluarën me koronavirus, apo nëse ka krijuar anti-trupa ndaj tij.

Testet virologjike, që aktualisht kryhen edhe në dy laboratore private në Kosovë, përcaktojnë nëse një person është i infektuar me koronavirus në kohën kur testohet.

Të fundit