Flash News

KRYESORE

Humbin jetën nga Covid-19 dy persona në Kosovë, 3 viktima dhe 145 të infektuar në total

Humbin jetën nga Covid-19 dy persona në Kosovë, 3 viktima dhe 145

Shkon në tre numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë.

Dy persona kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm, konfirmon Ministria e Shëndetësisë.

“Në ora 03:00 ka humbur jetën pacienti i gjinisë mashkull S. N, 1961, Prishtinë, i cili është shtruar në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive me datën 04. 04. 2020 transfer nga Qendra Emergjente e QKUK-së dhe ka qenë me sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus tip 2. Sy hepatorenale). Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive në gjendje të rendë pa vetëdije.

Në ora 07:10 ka humbur jetën pacientja e gjinisë femër, N. R, 1950, Korishë, Prizren, e cila është  pranuar po ashtu në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive me datën 02. 04.2020 dhe ka pasur sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus, Nephropathia diabetica, Hypertensio arterialis dhe Cardimyopathia chronica”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Numri i personave që kanë humbur jetën në Kosovë nga coronavirusi ka arritur në tre, ndërkaq 145 të tjerë janë të infektuar kurse 23 janë shëruar.

Të fundit