Flash News

KRYESORE

Humbja e Gjermanisë, Nard Ndoka ‘lëshon perlën’ e radhës për skuadrën e zemrës: Është kualifikuar për me tej

Nard Ndoka, kreu i partisë demokristiane nuk ka qëndruar në heshtje edhe pse skuadra e tij e zemrës, i cilësuar si një nga pretendentet e këtij botërori, Gjermania pësoi disfatë dhe humbi përballë kombëtares së Koresë së Jugut.

Ndoka ka deklaruar në emisionet sportive se ishte tifoz i Italisë, por në mungesë të saj, në këtë kampionat mbështeste Gjermaninë.

Mbrëmë në rrjetet sociale, pas humbjes së ekipit gjerman, Ndoka shkruan “perlën” e radhës, duke e lidhur edhe me realitetin shqiptar politik, e kon kretisht me vendimin e Këshillit të Ministrave të BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

“Gjermania është kualifikuar për me tej; sipas Ramës!”, shkruan Nard Ndoka.

Kujtojmë se vendimi i Këshillit të Ministrave të BE konsistonte në shtyrjen e përgjigjes për Shqipërinë deri në qershor të 2019-ës. Rama e cilëson këtë moment një betejë të fituar, ndërsa opozita si fitore të dështimit.

Të fundit