Flash News

KRYESORE

Humbja e identitetit të Tiranës, Erion Veliaj: Është reale për 200 mijë banorë, por jo për 800 mijë të ardhurit

Humbja e identitetit të Tiranës, Erion Veliaj: Është reale

Kritikave të shumë qytetarëve, arkitekteve dhe intelektualëve se projektet e bashkisë së Tiranës për shkatërrimin e stadiumit ‘Qemal Stafa’ dhe Teatrit Kombëtar po i humbin identitetin qytetit, kryebashkiaku Erion Veliaj përpiqet të justifikohet me numrin e lartë të banorëve të rinj që janë vendosur pas viteve 1990.

Veliaj tha se janë vetëm 200 mijë banorë që kanë nostalgji për Tiranën e vjetër dhe për këtë arsye 800 mijë të tjerëve nuk mund t’u thuhet kthehuni në shtëpitë tuaja, ndonëse pyetja e gazetares lidhej vetëm me qendrën historike të qytetit ku janë të përqëndruara kryesisht institucione dhe jo pallate banimi.

“Ne, një milion qytetarëve nuk mund t’i themi, shiko, 800 mijë prej jush jeni tepër se ne na ka marrë malli për Tiranën e 200 mijëve. Kjo është jo realiste. 800 mijë njerëzve që kanë ardhur në Tiranë nuk mund t’u themi kthehuni në shtëpitë tuaja, sepse e kanë parë Tiranën si vendin e mundësive; atëherë qyteti zhvillohet me pika të tjera referimi”, tha Veliaj.

Ndonëse Veliaj foli për pika të reja referimi, në fakt bëhet fjalë për të njëjtat pika referimi, por të cilat po shkatërrohen për të ngritur godina dhe kulla të larta (rasti i stadiumit dhe plani për teatrin).

Kryebashkiaku Veliaj përmendi rastin e liqenit artificial, Pazarit të Ri dhe Kalasë së Tiranës si pika referimi të Tiranës së vjetër që janë restauruar.

Të fundit