Flash News

KRYESORE

Humbja e PD, këta janë emrat e njohur që rrezikojnë të mos futen në Kuvendin e ri

Humbja e PD, këta janë emrat e njohur që rrezikojnë të

Shumë emra të njohur të PD-së dhe opozitës nuk do të bëhen pjesë e Kuvendit të ri për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhjet e 25 qershorit.

Në një kohë kur janë numëruar më shumë se 55% e votave, PD rezulton me vetëm 43 mandate deputetësh.

Deri më tani, Preç Zogaj i renditur i katërti në listë për qarkun e Lezhës e ka pothuajse të pamundur të fitojë mandatin. PD në këtë qark ka siguruar tre mandate.

Në Berat projeksioni e nxjerr PD-në me vetëm një mandat, çka do të thotë se deputeti Astrit Veliaj, i rendiur i dyti, mbetet jashtë Kuvendit.

Agron Duka i PAA-së rrezikon të mos e fitojë mandatin e deputetit në Durrës, ku PD ka marrë deri më tani katër mandate.

Në Shkodër, Nard Ndoka nuk është larg fitores së mandatit të tij dhe të pestin për PD-në, por për Gjok Uldedajn, që e pason në listë, është pothuajse e pamundur.

Kandidati tjetër i PAA-së në listën e PD, Fuad Haxhiymeri nuk rezulton ende fitues në Tiranë. Ai renditet i 13-ti në listë.

Edhe në Gjirokastër PD ka arritur deri më tani në një mandat, çka do të thotë se Roland Bejko rrezikon të mbetet jashtë.

Në Vlorë situata paraqitet e vështirë për Arben Ristanin dhe Dashamir Tahirin, të renditur në vend të katërt dhe të pestë në listë. PD-ja në këtë qark përgjatë gjithë kohës po përpiqet të ruajë mandatin e tretë.

Të fundit