Flash News

KRYESORE

Humbja e Shqipërisë me Norvegjinë, flet Panucci: S’më zinte gjumi mbrëmë, ndryshime në ndeshjen me Zvicrën

Humbja e Shqipërisë me Norvegjinë, flet Panucci: S’më

Duket se humbja e mbrëmshme e ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Norvegjisë ka lënë mbrëmë pa gjumë trajnerin italian Christian Panucci.  Në një konferencë për gazetarët sot, trajneri foli për rezultatin e dobët të ndeshjes, ku Shqipëria humbi në rezultatin 0-1 për Norvegjinë.

Nisur nga ky rezultat, Panucci deklaroi se në këtë ndeshje guxoi duke përfshirë në formacion lojtarë të rinj dhe se në ndeshjen e ardhshme me Zvicrën do të bëjë ndryshime sërish.   

“Zhvilluam disa eksperimente për lojtarët e rinj, nëse disa prej mund të jenë pjesë e ekipit. Nuk më pëlqen asnjëherë të humbas. Kam fjetur shumë pak mbrëmë. Humbja me Norvegjinë ishte një mësim shumë i madh. Isha e vetëdijshëm për lojtarët dhe për miqësoren, por pas kësaj që ndodhi në ndeshjen me Zvicrën do bëj ndryshime”, u shpreh trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci.

Të fundit