Flash News

KRYESORE

Humbja e turpshme lë njollë, Boban: Ky nuk ishte Milani i vërtetë

Humbja e turpshme lë njollë, Boban: Ky nuk ishte Milani i

Milani sot i zhgënjeu të gjithë tifozët e vet me humbjen 5-0 me Atalantën. Ishte shokuese, e dhimbshme, e papritur. Tifozët zor se do ia falin skuadrës së tyre të zemrës këtë turp.

Humbja e sotme do të mbetë patjetër në mendjen e drejtorit sportiv të kuqezinjve, Zvonimir Boban. "Unë kam qenë vetë në fushë në 1998 në humbjen 5-0 me Romën dhe këto gjëra ndodhin. Këto duhet t'i pranojmë, sepse i ka futbolli. Performanca nuk ishte në nivelin e duhur dhe kjo na dhemb shumë", deklaroi ai pas ndeshjes.

Boban theksoi se "ky nuk është Milani i vërtetë" dhe shtoi se "duhet të mendojmë për të ardhmen". "Kjo humbje duhet hedhur pas, por duke mësuar nga gabimet", përfundoi Boban.

Të fundit