Flash News

KRYESORE

Humbja me Kosovën, trajneri Muça: Dyshoj tek aftësitë e Panuçit; ky ekipi s’ka të ardhme

Humbja me Kosovën, trajneri Muça: Dyshoj tek aftësitë e

Paraqitja e dobët e Shqipërisë në ndeshjen me Kosovën, ku kuqezinjtë humbën 3:0 ka ngjallur reagime të ndryshme. Për trajnerin Shkëlqim Muça, ekipi dukej mjaft konfuz gjatë 90 minutave ndërsa nuk lë pa shigjetuar edhe trajnerin Kristian Panuçi, të cilin e konsideron sit ë paaftë.

“Luajtëm kundrejt një ekipi të organizuar dhe me shumë dëshirë. Nga fillimi i lojës deri në fund nuk mbajta mend asgjë nga Shqipëria dhe trajneri duhet të jetë konfuz për lojtarët që luajtën në fushën e lojës. Megjithatë unë mendoj se Panuçi është i paqartë me projektin që ai do të zgjedh për eleminatoret e ardhshme. Me ndërrimet e trajnerit italian, loja shkoi akoma edhe më keq. Ndoshta në rastin e largimit të Roshit dhe Qakës, Panuçi mund të priste edhe disa minuta, për të folur në dhomat e zhveshjes. Unë kam dyshuar që në fillim te trajner i Kombëtares. Futbolli është një lojë kolektive dhe duhet të funksionojë grupi. Për të futur idetë e teknikut te grupi i futbollistëve kërkohet një njeri me eksperience”, u shpreh Muça në emisionin “Rubrika Sportive” që transmetohet në RTSH.

Po ashtu, ai shtoi se mesfusha ishte reparti më i dobet pasi humbi shume topa dhe linim hapësira të pafundjme ndaj lojtarëve kosovar.

Të fundit