Flash News

KRYESORE

Humbja ndaj Norvegjisë, Panucci: Skuadra dha shumë pak, lojtarët nuk ishin në formë të mirë fizike

Humbja ndaj Norvegjisë, Panucci: Skuadra dha shumë pak, lojtarët

Humbja e Kombëtares Shqiptare me rezultatin 0-1 në ndeshjen miqësore me Norvegjinë, duket se nuk ka ndikuar shumë në moralin e Panuccit, i cili pas përfundimit të ndeshjes u shpreh për "SuperSport", se skuadra dha shumë pak për të marrë një rezultat pozitiv.

“Lojtarët nuk ishin mirë fizikisht, ndërsa dy prej tyre ishin debutues dhe nuk ia dolën. Morëm disa indikacione në këtë takim, qofshin pozitive apo negative. Gjithsesi, kemi bërë shumë pak për të fituar ndeshjen”, ka thënë Panucci.

Ndërkohë i pyetur se përse nuk zgjodhi ata lojtarë që ishin në formë të mirë fizike, ai u shpreh se nuk kishte shumë lojtarë për të zgjedhur.

“Nuk është se kemi 200 lojtarë për të përzgjedhur. Gjithsesi kërkoj t’i mbështes dhe t’i ndihmoj. Gjithsesi, nëse do të ishim në formën e duhur, do të flisnim për një tjetër ndeshje”, ka vijuar trajneri i kuqezinjve.

Ndërkohë ai ka pranuar faktin se skuadra ishte e dobët në mbrojtje, dobësi e cila favorizoi skuadrën mike.

Të fundit