Flash News

KRYESORE

Humbja në zgjedhje, Lulzim Basha: Ka të bëjë shumë pak me listën e deputetëve

Humbja në zgjedhje, Lulzim Basha: Ka të bëjë shumë pak

Lulzim Basha mendon se humbja në zgjedhjet e 25 qershorit ka të bëjë shumë pak me listën e deputetëve të Partisë Demokratike. Gjatë intervistës në emisionin “Studio e Hapur”, Basha tha se opozita nisi një luftë katër vite më parë për të larguar kriminelët nga politika dhe sipas tij janë ata që përcaktuan rezultatin e zgjedhjeve.

“Rezultati i zgjedhjeve ka të bëjë shumë, shumë, shumë pak. Por të mos harrojmë nga vijmë ne, vijmë nga një luftë. Lufta nisi katër vite më parë me kriminelët që hynë në Kuvend. Përpjekja jonë ishte fare e qartë, të largonim Edi Ramën”, deklaroi Basha.

Kreu i opozitës theksoi se nëse do të zhvilloheshin zgjedhje të lira e të ndershme, Edi Rama nuk do të mund të kishte shumicën në Kuvend.

Të fundit