Flash News

KRYESORE

Humor me LGBT, Olti Curri kapet me Agron Llakajn: Ke probleme seksuale, bën skeçe komuniste dhe perverse

Humor me LGBT, Olti Curri kapet me Agron Llakajn: Ke probleme seksuale, bën

Blogeri Olti Curri ka kritikuar një skeç të programit humoristic “Al Pazar” që drejtohet nga aktori i njohur Agron Llakaj.

Materiali humoristik kishte në përmbajtje debatin për komunitetin “LGBT” dhe hyrjen e tyre në ambjentet e shkollave. Blogeri thotë se skeçi ka për skenarist njerëz që kanë probleme seksuale pasi sipas tij, në shkolla duhet të flitet për këto tema.

“Sa idiot apo injorant duhet te jete nje skenarist te beje nje skeç te tille…!!! Skeç komunist, pervers dhe krijuar nga njerez me probleme seksuale alarmante… Ne shkolla mund te mos kete nevoje per delegate nga LGBT-ja por te rinjte duhet te dine edhe te flasin per diversitetin seksual, rracor, gjinor, karhinor… Me mire tu flasesh hapur per nje gje qe shoqeria e ka tabu, sesa te shohesh te rinj gjimnazesh qe luajne ne kazino dhe per te lare borxhet bejne prostitucion duke shkuar me meshkuj femra pleq plaka…” ka shkruar Olti Curri.

Fushata e përfaqësuesve të LGBT në gjimnazet e Tiranës është kritikuar nga politikanë, psokologë, analist dhe gazetarë dhe prindër të cilët mendojnë njëzëri se nuk është e nevojshmë, pasi ndikon negativisht tëk fëmijët.

Të fundit