Flash News

KRYESORE

Hygerta Sako: S’po shpëtoj dot nga nofka ‘miss’, sikur më fyejnë inteligjencën

Hygerta Sako: S’po shpëtoj dot nga nofka ‘miss’, sikur

Hygerta Sako u bë e njohur që pasi mori kurorën e vajzës më të bukur në Shqipëri në vitin 1995. Megjithatë, për Sakon duket se ajo ishte vetëm porta për të qenë një figurë publike dhe pjesë e televizionit.

E ftuar në emisionin "Late night show' të Kastro Zizos në Ora News ajo tha se kanë kaluar 24 vjet dhe ende i ka mbetur nofka ‘miss’, një detaj që Sako tregon se e bezdis.

“Është e çuditshme se kanë kaluar 24 vjet dhe s’po shpëtoj dot nga nofka ‘miss-i’. Nuk mund të quhem më ‘miss’ edhe pse ashtu kam mbetur në shumicën e rasteve në mendjen e njerëzve. Më bezdis pak, të paktën të më thonin diçka tjetër, gazetare, moderatore, se kur më thonë ‘miss-i’ sikur më shajnë e më fyejnë inteligjencën”, shprehet Hygerta Sako.

Ndiqni videon:

Të fundit