Flash News

KRYESORE

Hyjnë në fuqi masa të reja për parandalimin e dhunës në familje, Vasilika Hysi: Uroj që ligji të kuptohet

Vendi ynë vazhdon të luftojë me një nga fenomenet më shqetësuese të shoqërisë, dhunën në familje. Raste të dhunës në familje vijojnë të jenë prezent në mediat shqiptare dhe një nga problematikat që ndeshen autoritetet shqiptare çdo ditë.

Për t’i dhënë më shumë mbrojtje viktimës, ligji aktual në fuqi për dhunën në familje ka pësuar disa ndryshime.

Lajmin e bën të ditur deputetja e PS, Vasilika Hysi përmes një statusi në rrjetet sociale. Ajo sqaron se ligji në fuqi është shtuar me disa masa të reja.

“Hyri në fuqi ligji 47/2018 që parashikon disa masa shtesë për parandalimin e dhunës në marrëdhëniet familjare. Një nga risitë e ligjit është urdhri për masat paraprake të mbrojtjes së menjëhershme që merret nga policia. Uroj që ligji të kuptohet dhe të zbatohet drejtë, udhëhequr nga interesi i viktimës!”, shkruan deputetja socialiste.

Më poshtë, masat e reja të ligjit:

 

 

 

Të fundit