Flash News

KRYESORE

Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Zgjedhor për riformatimin e KQZ, Skënderi: 60 ditë kohë për të qenë gati sipas strukturës së re

Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Zgjedhor për riformatimin e KQZ,

Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Zgjedhor, të cilat i japin KQZ-së 60 ditë kohë për të qenë gati sipas strukturës së re. Lajmi është bërë me dije nga vetë anëtari i KQZ-së, Bledar Skënderi, i cili thekson se mandati i anëtarëve aktualë do të ndërpritet në momentin kur zgjidhet Komisioneri.

“Përplasjet politike të forta e vunë trupën e KQZ-së në situata shumë të vështira! Ne u përpoqëm të menaxhonim situata deri absurde! Ndoshta sikundër tha dhe Shefja e misionit te OSBE-ODHIR Audrey Glover u treguam pak “Kreativë”! Gjithsesi jam absolutisht i bindur që kemi bërë më të mirën për të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë!”, shprehet ndër të tjera Skënderi.

Kujtojmë se, pas ndryshimeve, me strukturën e re KQZ do të përbëhet nga një Komisioner, një ndihmës Komisioner dhe dy trupa të reja që do të zgjidhen.

Në bashkëpunim me PD, sipas marrëveshjes së dakordësuar në Këshillin Politik, KQZ do të jetë një institucion i riformatuar me një përfaqësues nga Opozita e Bashkuar.

Postimi i plotë i Bledar Skënderit:

Sot hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Zgjedhor!

Sipas dispozitave të reja mandati i antarëve aktualë ndërpritet,por qëndrojmë në detyrë deri ditën e zgjedhjes së Komisionerit !

Përplasjet politike të forta e vunë trupën e KQZ-së në situata shumë të vështira!

Ne u përpoqëm të menaxhonim situata deri absurde!

Ndoshta sikundër tha dhe Shefja e misionit te OSBE-ODHIR Audrey Glover u treguam pak”Kreativë”!

Gjithsesi jam absolutisht i bindur që kemi bërë më të mirën për të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë!

Jam krenar se punova si pjesë e një trupe nga më profesionistet që ka patur ndonjëherë KQZ.

Një falenderim të veçantë kam për të gjithë stafin e institucionit!

I uroj Komisionerit,Ndihmës Komisonerit,dhe dy trupave të reja që do të zgjidhen punë të mbarë!

Të fundit