Flash News

KRYESORE

Hyn në kabinën elektrike për të fjetur, burri në Tiranë humb jetën

Një person ka gjetur vdekjen sot në Tiranë për shkak se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Burri endacak ka hyrë në kabinë për të të fjetur, por fatkeqësisht aty ka gjetur vdekjen.

Trupi i viktimës u gjet nga punonjësit e OSSHE-së, të cilët mbërritën në kabinë për të rregulluar defektin që la pa energji zonën e Librit Universitar në kryeqytet.

Policia ka shoqëruar një tjetër person që mendohet se ndodhej me viktimën kur ndodhi ngjarja.

Të fundit