Flash News

KRYESORE

Hynë në Kuvend të rrethuar me policë, deputetët e PS ikin të qetë gjatë protestës; Pamjet kur shpërndahen në makinat luksoze  

Edhe protesta e sotme e opozitës u shoqërua me masa ekstreme për sigurinë e deputetëve të mazhorancës, pranë godinës së Parlamentit.

Që prej mëngjesit, rreth 800 efektivë policie zbarkuan në terren me urdhër të ministrit të Brendshëm, me qëllim garantimin e sigurisë së deputetëve të shumicës, referuar edhe prej seancës së shkruar, ku disa prej tyre u përplasën me protestuesit teksa hynin në Kuvend.

Madje, zona e pedonales u bllokua për kalimtarët dhe në zonat përreth parlamentit ku qytetarët nuk lejoheshin të kalonin pa u identifikuar me kartën ID, duke krijuar situatë shtetrrethimi në kuadër të protestës së opozitës.

Pas seancës, të gjitha masat e rrepta policore duket se ishin vetëm një alarm fals, referuar edhe mënyrës se si u larguan të gjithë deputetët e mazhorancës nga Kuvendit, gjatë kohës që protesta ende nuk ishte mbyllur.

Siç duket edhe nga video e siguruar nga gazetarët e politiko.al, deputetë e ministra kanë dalë krejt të qetë nga ajo që u trumbetua nga Policia e Shtetit.

Ata janë shpërndarë duke biseduar me njëri-tjetrin e aspak të shqetësuar drejt makinave të tyre luksoze si ministrja e Arsimit, Besa Shahini, paraardhësja e saj Lindita Nikolla, deputeti i PS, Xhemal Qefalia, Sadri Abazi, deputeti më i ri i LSI, Ylli Shehu, ndërsa një detaj që ra në sy ishte se si ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i hap derën e makinës në shenjë respekti deputetes Blerina Gjylameti.

Megjithatë, protesta u mbyll pa incidente, me përjashtim  të disa momenteve tensioni me djegien e disa gomave dhe pankartave.

Të fundit