Flash News

KRYESORE

Hyri në banesën e ish-gruas duke thyer urdhrin e mbrojtjes, 6 muaj burg për ish-futbollistin e Kombëtares

Hyri në banesën e ish-gruas duke thyer urdhrin e mbrojtjes, 6 muaj

Ish-futbollisti i Kombëtares, Klodian Duro, është dënuar me 6 muaj burg nga Gjkykata Penale e Tiranës për veprat penale “Dhuna në familje”, “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar është katër muaj burg. Vendimi nuk është i formës së prerë pasi është i Shkallës së Parë.

Por nëse Apeli e lë në fuqi, vetëm atëherë bëhet arrestimi i tij. Duro është nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” pasi u kallëzua nga ish-bashkëshortja për përndjekje.

Kujtojmë se ish-futbollisti kuqezi u arrestua në flagrancë mesnatën e datës 25 mars 2020 pasi shkoi në banesën e ish-bashkëshortes duke thyer urdhrin e mbrojtjes që gjykata kishte lëshuar në favor të saj.

Duro u arrestua me akuzën e përndjekjes dhe kanosjes ndaj ish-bashkëshortes, me të cilën ishte divorcuar një vit më parë.

Ish-bashkëshortja e ka denoncuar vazhdimisht Duron për dhunë fizike e psikologjike si dhe kanosje e përndjekje përmes SMS-ve. Duro ka shkuar në shtëpinë e ish-gruas duke i rënë derës, ndërsa ajo ka njoftuar menjëherë policinë. Menjëherë efektivët kanë mbërritur duke e arrestuar në flagrancë, ndërkohë që Duro është shprehur se ka qenë aty thjesht për ta takuar.

Të fundit