Flash News

KRYESORE

Hyri në Shqipëri si emigrant i paligjshëm, gjykata jep vendimin për rusin e lidhur me ISIS

Hyri në Shqipëri si emigrant i paligjshëm, gjykata jep vendimin

“Arrest me burg” është masa e sigurisë për shtetasin rus Mislaev 34-vjeç, i cili hyri në Shqipëri si emigrant i paligjshëm. Arrestimii tij vjen me qëllim ekstradimi.

34-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Interpoli në Moskë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Nadterechni e akuzoi për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”.

Arrestimi i tij erdhi tre ditë më parë nga policia  e Shtetit në Shqipëri në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese partnere.

Për shtetasin rus thuhet se në Qershor të vitit 2013 është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar Shtetit Islamik (ISIS).

 

Të fundit