Flash News

KRYESORE

Hyrje-dalje në Kombëtare; sulmuesi Durmishaj bllokohet nga Greqia, ftohet i panjohuri Kaja

Hyrje-dalje në Kombëtare; sulmuesi Durmishaj bllokohet nga Greqia,

Në ekipin kombëtar vijojnë ndryshimet sa i takon ardhjes dhe ikjes së lojtarëve. Mësohet se sulmuesi  Fiorin Durmishaj, që aktivizohet me Panioniosin në Greqi nuk do të jetë pjesë e skuadrës pasi po kryen shërbimin ushtarak në shtetin fqinj.

Edhe mbrojtësi i Metzit në Francë, Ivan Balliu nuk është lëjuar nga klubi të bashkohet me ekipin kuqezi per sfidën me Skocinë.

Vendi i lënë bosh nga Balliu do të plotësohet nga mbrojtësi nga  Egli Kaja që aktivizohet me ekipin skocez të Livingston, edhe pse vetëm ditën e sotme në konferencën për shtyp pati deklaruar se nuk e kishte ftuar në listën fillestare, sepse nuk kishte shumë minuta tek klubi i tij.

http://politiko.al/panuci-konfirmon-raportet-e-ngrira-me-lojtaret-drejtoj-nje-skuader-memecesh-qe-nuk-flasin-dhe-sreagojne/

Të fundit