Flash News

KRYESORE

Hysaj beson te surpriza ndaj Francës, por Matuidi nuk e diskuton fitoren me kuqezinjtë

Kapiteni i Shqipërisë, Elseid Hysaj me të mbërritur në Paris, ua ka bërë të qartë francezëve se kuqezinjtë synojnë q të marrin pikë ndaj tyre. Edhe pse, skuadra e drejtuar nga Edi Reja e di mirë se kundër ka një rival mjaft të fortë.

Franca dhe Shqipëria do të përballen në “Parc des Princes" të shtunën në mbrëmje.

“Ne duam rezultat pozitiv, nuk vijmë këtu për të humbur. Franca është Francë, por jam i sigurt që me këtë grup dhe me këtë trajner, ne do të tregojmë vlerat tona. Ne vijmë këtu me idenë për të marrë pikë, një ose tre, me lojë të mirë dhe duke fituar terren. Sigurisht që do të përballemi me një ekip më të fortë, por Shqipëria mund të fitojë.”, tha 25-vjeçari për “France Football”.

Ndërkohë që lojtari i “gjelave” Blaise Matuidi beson te fitorja ndaj kuqezinjve.

“Franca ka një skuadër mjaft të mirë dhe futbollistët që janë këtu japin shumë besim që mund të bëjmë diçka të madhe. Qëllimi ynë është të fitojmë dy ndeshjet që kemi para publikut tonë. kur veshim fanellën e Francës, duhet të fitojmë çdo ndeshje. Mungesa e Mbappe-së? Është një mungesë e rëndësishme sepse është futbollist i jashtëzakonshëm. Megjithatë, edhe futbollistët në stol i kemi shumë të mirë”, tha mesfushori i Juves.

Të fundit