Flash News

KRYESORE

Hysaj drejt largimit nga Napoli, menaxheri i tij nis kontaktet me Interin

E ardhmja e futbollistit shqiptar Hysaj tek ekipi i Napolit gjithmonë e më shumë po vihet në pikëpyetje, pasi trajneri Ancelotti nuk e preferon si titular dhe klubi nuk ka ndërmend t’i ofroj një rinovim të kontratës.

Por nga ana tjetër, nuk mungojnë as ofertat për shkodranin, i cili vazhdon të kërkohet nga ekipi i Interit.

Hysaj shihet si futbollisti ideal për t’i besuar krahun e djathtë dhe ky është momenti i duhur për të paraqitur një ofertë konkrete.

Sipas “FcInternews.it”, anësori i Kombëtares shqiptare pështë vënë në shenjestrën e Spalletti-t, mbi të gjitha nga ndihmësi i tij Martusciello, i cili ka punuar me Hysaj kur ishte pjesë e Empolit.

Palët, përfaqësues të Interit dhe menaxheri i Hysaj, kanë vendosur kontaktet e para, pritet që në ditët në vijim kjo tratativë të marrë formë.

Ndërkohë, për Hysajn ky kalim do të ishte një hap i madh në karrierën e tij.

Të fundit