Flash News

KRYESORE

Hysaj gjen shpëtim, mbetet në Seria A me një ekip historik

Hysaj gjen shpëtim, mbetet në Seria A me një ekip historik

Kapiteni i Shqipërisë, Elseid Hysaj, i mbeti në derë ekipit të Napolit, pasi nuk u largua në merkaton e verës. Shkodrani nuk arriti të gjente ekip, pasi dhe kërkesat ekonomike të napolitanëve ishin shumë të larta.

Roma u mundua në verë që të arrinte te 25-vjeçari, por nuk gjeti gjuhën e përbashkët me napolitanët. Kryeqytetasit afruan në ekip Davide Zappacostën, por rezultati nuk ishte ashtu siç prisnin. Mbrojtësi u dëmtua dhe ka humbur sezonin, pasi ka një problem në ligament.

Ata kanë nevojë për një mbrojtës të djathtë dhe i janë rikthyer emrit të Hysajt. Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, kërkoi në verë 20 milionë euro për të, por tani do të ulë pretendimet.

Të fundit