Flash News

KRYESORE

Hysaj "thumbon" Ancelottin, tregon se çfarë ndryshoi Gattuso

Hysaj "thumbon" Ancelottin, tregon se çfarë ndryshoi

Mbrojtësi Elseid Hysaj ka fituar vendin e titullarit me ardhjen e Gennaro Gattusos. Tekniku italian ka simpati për shqiptarin dhe po e aktivizon, ndoshta i kushtëzuar dhe nga mungesat e shumta që ka në skuadër.

Lojtari i krahut të djathtë tregon se Rino i motivon shumë lojtarët e tij para se të dalin në fushën e lojës. "Gattuso po na jep shumë. Para se të mbërrinte, kishte shumë problem te Napoli, si në dhomën e zhveshjes, edhe jashtë saj. Kjo na bëri të humbisnim kohë.

"Me trajnerin ne jemi më të përqendruar. Ka shumë ndikim Gattuso te Napoli i sotëm. Ai dëshiron 110% në fushë, ndaj duhet të stërvitemi shumë. Me Sampdoria na duhen tri pikët. Duhet të dëshmojmë se jemi Napoli dhe mund të fitojmë kundër të gjithëve”.

 

Të fundit