Flash News

KRYESORE

Hysi: Opinioni i Venecias thotë se ka shkelje, për Metën tani vendos komisioni hetimor

Hysi: Opinioni i Venecias thotë se ka shkelje, për Metën tani

Anëtarja e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, Vasilika Hysi, tha se bazuar në opinionin e Komisionit të Venecias, do të jetë komisioni hetimor parlamentar, që do të vendosë është kreu i shtetit ka shkelur apo jo Kushtetutën.

“Përderisa thuhet që nuk e ka këtë kompentencë ka shkelje, vendimin ne do ta marrim në komision, unë nuk mund të prononcohem jashtë komisionit.

Komisioni Hetimor mbaron afatin më datë 8 tetor, dhe rregulli është në bazë të ndryshimeve të rregullores, që në rast se nuk ka përfunduar veprimtarinë në planin hetimor ka të drejtë dhe duhet t’i kërkojë seancës të paktën një javë para shtyrjen e afatit. Fakti që u shty dy muaj nuk do të thotë që duhet të zgjasë detyrimisht dy muaj. Dhe në bazë të opinionit përfundimtar që do të nxjerrë zyrtarisht Komisioni i Venecias më datë 11 ose 12 tetor, komisioni hetimor do mblidhet do ta shqyrtojë.

I kemi bërë edhe një kërkesë Presidencës për të na vënë në dispozicion informacionin që ka pasur për shkak të situatës së jashtëzakonshme që pretendoi presidenti që e detyruar të marrë vendim për të nxjerr një dekret për të anuluar datën e zgjedhjeve. Ky draft opinion, është një material shumë i mirë për të gjitha vendet, ku presidentët tentojnë të kapërcejnë ligjet e vendeve përkatëse, por nga ana tjetër na tregon se si funksionon një shoqëri demokratike ai mekanizmi që ne themi check & balance” –tha Hysi në News 24.

Të fundit