Flash News

KRYESORE

I akuzuari kryesor për pengmarrjen në mes të ditës në Kamëz, flet nga burgu Dritan Rexhepi

I akuzuari kryesor për pengmarrjen në mes të ditës në

Gramoz (Dritan) Rexhepi, është një personazh që është sjellë në qendër të vëmendjes të mediave dhe opinionit për shkak të ngjarjes së rëndë që ka ndodhur para pak javësh, teksa më 17 janar u mor peng dhe u vra më pas Jan Prenga.

Rexhepi ka dhënë sot nga Ekuadori një intervistë për  gazetarin investigativ Artan Hoxha dhe është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me pengmarrjen e Jan Prengës, madje mohon çdo bisedë me Ndrek Prengën në lidhje me pengmarrjen e të vëllait

“E vetmja gjë që më shkon ndërmend është që dikush u ka bërë presion në emrin tim. Unë kam 15 vite larg Shqipërisë, i arratisur nga burgu, i dënuar për vrasje, i burgosur në Ekuador, duket sikur i plotësoj elementet për tu përdorur si kërcënim”është shprehur ai.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë në Kamëz ndodhi sipas hetimeve të deritanishme të prokurorisë ka ndodhur pas humbjes së një sasie prej 283 kilogramësh kokainë në Angli.

 

Të fundit